LAJME

Rekord historik/ Në 9 muaj transaksionet e pasurive të paluajtshme arritën 982 mln €! Aktiviteti i real-estate dominoi ekonominë, ‘mundi’ bumin turistik të verës

Bumi turistik, nuk arriti të mposhtë pozitat që po fiton vit pas viti sektori i pasurive të paluajtshme në ekonomi. Kur pritej që rritja ekonomike gjatë korrikut, gushtit e shtatorit të vinte prej turizmit, ndodhi e kundërta, pasi ndikimin më të madh e pati ekonomia e betonit.

Aktiviteti i pasurive të paluajtshme në tremujorin e tretë të viti u rrit me 12.2%, ai i ndërtimit me 4.72%, kurse transporti e hotelet u rritën me vetëm 0.77% krahasuar me vjet.

Referuar data bazës së Institutit të Statistikave, mbi të dhënat transaksioneve gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, aktiviteti i pasurive të paluajtshme ka prekur vlerat rekord të 15 viteve (të dhënat e para për transaksionet në pasuri të paluajtshme janë nga 2008 e më pas).

Përgjatë 9 muajve të këtij viti transaksionet në sektorin e pasurive të paluajtshme kanë kapur vlerën rekord prej 982,1 milionë euro. Krahasuar me një vit më parë, vlera e transaksioneve në këtë sektor është rritur me më shumë se 123 milionë euro.

Vlera më e lartë e shitjeve është regjistruar në kulmin e sezonit veror, me 338.8 milionë euro, duke dëshmuar se pasuritë e paluajtshme, janë kthyer në sektorin e preferuar për të investuar dhe më fitimprurës, madje blerja e një apartamenti mund të konsiderohet biznes, pasi vlera e tij sa vjen e po rritet. Shtrenjtimi i apartamenteve vit pas viti ndikon direkt në vlerën e transaksioneve në këtë sektor.

Por në kushtet kur çmimet kanë prekur vlera marramendëse, ku një metër katror në Tiranë ka kapërcyer mbi 1000 euro, dhe arrin deri në 4000 euro metri në zonat VIP (zonat përreth qendrës së Tiranës), pyetja që ngrihet është se kush po i blen këto banesa?

Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, 1/3 e apartamenteve të shitura që prej vitit 2020, janë blerë nga shtetas të huaj, shumica shtetas jo rezidente në vendet e BE-së. Një pjesë e madhe e këtyre pronave përdoren për biznese, jepen me qira, ose përdoren për shtëpi pushimi, pasi më së shumti janë blerë në bregdet.

Aktiviteti i pasurive të paluajtshme së bashku me sektorin e ndërtimit ishin motorët kryesor që ndikuan në rritjen ekonomike në periudhën korrik-shtator.

TRANSAKSIONET NË PASURI TË PALUAJTSHME
Viti 2018       875,381,389 euro
Viti 2019       922,718,783 euro
Viti 2020       971,556,168 euro
Viti 2021     1,032,948,676 euro
Viti 2022     1,164,772,602 euro
Viti 2023        982,114,549 euro
TRANSAKSIONET 9 MUJORE
Janar-Shtator 2022           858,969,145 euro
Janar Shtator 2023           982,114,549 euro
Rritja                              +123,145,404 euro

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

40 minuta ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

10 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

20 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago