Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari, nga kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë ka dhënë një mesazh bashkimi.
Jashari ka thënë se është krenari për të që të gjendet para ushtarëve të FSK-së, për të cilën është pritur e ëndërruar gjatë.
“Ju uroj 25-vjetorin, ju uroj shëndet e punë të mbarë. Ishalla Zoti na ndihmon e i arrijmë qëllimet tona shekullore. Për hir të luftës, gjakut të bijve e bijave tona, të gjejmë gjuhë të përbashkët e t’i arrijmë qëllimet deri në maksimum, si gjitha shtetet që ekzistojnë në botë. Lavdi dëshmorëve e gjithë të rënëve”, ka thënë Jashari.