Fierza është shndërruar sërish në basenin grumbullues të mbetjeve urbane të verilindjes së vendit, Kosovës e Maqedonisë.
Reshjet e ditëve të fundit dhe rritja e nivelit të ujit rikthyen problematikën e vjetër të ndotjes që vijon prej vitesh dhe ende nuk ka zgjidhje përfundimtare .Kjo situatë ne Fierzë është bërë e zakonshme në periudhat pranverë e vjeshtë ku vija liqenore dhe sipërfaqja e liqenit ndotet nga mbeturina të shumta.
Në vitin 2016 u shpall emergjenca mjedisore dhe liqeni u pastrua nga emergjencat civile dhe efektivet e forcave speciale me gomone. Edhe vitin e kaluar është pastruar nga nxënësit e shkollave të Kukësit e vullnetarë që kanë hequr mijëra tonelata mbetje. Por liqeni sërish vazhdon të mbushet me mbeturina nga tre shtete.
Ndërkohë zotimet e qeverive të Shqipërise e Kosovës për vendosjen e rrjetave mbrojtëse nuk u mbajtën, ndaj edhe mbetjet urbane të mbledhura në territorin e tre shteteve çdo vit përfundojnë sërish në liqen.
Kanë dështuar edhe planet për blerjen e një anije për pastrimin e sipërfaqes së liqenit .
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…