Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka pritur këtë të mërkurë fluturimin e parë nga Tel Avivi, duke shënuar hapjen e një linje të re direkte ajrore mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Kjo linjë do të operojë tre herë në javë, duke ofruar më shumë mundësi udhëtimi për turistët, udhëtarët e biznesit dhe komunitetet shqiptare dhe izraelite.
Ceremonia e mirëseardhjes u zhvillua në prani të Drejtorit Ekzekutiv të Sandor, dhe Ambasadores së Izraelit në Shqipëri, të cilët u pritën nga përfaqësues të lartë të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe të Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar.
Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i TIA-s, ka thënë se “kjo linjë është një urë që lidh jo vetëm dy qytete, por dy popuj”.
“E dimë që Izraeli është një treg me shumë interes për turizmin dhe shpresojmë që ky të jetë vetëm fillimi i një bashkëpunimi të suksesshëm”.
Kurse Maksit Et’hemaj, Drejtor i Aviacionit Civil Shqiptar, ka thënë se “një nga detyrat kryesore të aviacionit civil është të lidhë kontinentet, shtetet, kulturat dhe njerëzit”.
Ndërkohë Gal Gershon, Drejtor Ekzekutiv i Sandor El Al, shpreson “që gjithnjë e më shumë izraelitë të kenë mundësinë të vizitojnë këtë vend të bukur dhe të mikpritshëm, dhe po ashtu të mirëpresim më shumë shqiptarë në Izrael për të përjetuar historinë dhe kulturën tonë”.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…