Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për rinumërim.
Deri në këtë fazë janë rinumëruar rreth 35 për qind e vendvotimeve, përkatësisht 316 nga gjithsej 914. Ndërkohë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është rritur edhe numri i tavolinave për rinumërim, nga 20 në 26.
Sipas përditësimeve të publikuara nga KQZ-ja, janë evidentuar ndryshime në numrin e votave pas rinumërimit. Disa kandidatë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë humbur mijëra vota.
Kandidati i PDK-së, Fetah Paçarizi, sipas të dhënave të KQZ-së, ka 2 mijë e 609 vota më pak.
Ndërsa kandidati tjetër i kësaj partie, Nait Hasani, deri më tani ka humbur 1 mijë e 191 vota. Edhe Kujtim Gashi rezulton me 882 vota më pak.
Sipas të dhënave të fundit, edhe kandidatë të tjerë të PDK-së kanë pësuar ulje të numrit të votave pas rinumërimit.
Xhavit Haliti ka 641 vota më pak, Luljeta Veselaj-Gutaj 739, Arianit Çollaku 816, ndërsa ish-deputeti nga Drenasi, Fadil Demaku, 533 vota më pak.
Gjithashtu, sipas KQZ-së, edhe ish-deputeti Enver Hoxhaj ka humbur 687 vota deri në këtë fazë të rinumërimit.
Të gjitha përditësimet në kohë reale mund të ndiqen duke klikuar këtu.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…