POLITIKE

Ripublikohet intervista e Zhizhekut ku paralajmëronte luftën në Ukrainë – “Njësitet ruse po trajnohen në Republika Srpska, Lufta e Tretë Botërore ka nisur”

Gazeta kroate Veçernji List ka ripublikuar intervistën me filozofin e madh slloven, Sllavoj Zhizhek, i cili muaj para se të fillonte pushtimi rus i Ukrainës e kishte thënë se Vladimir Putin do të niste Luftën e Tretë Botërore.

Gjithashtu Zhizhek kishte thënë se situata më shqetësuese në rajon do të ndodh në Bosnje dhe Hercegovinë, përkatësisht në entitetin serb të BeH-së, në “Republika Srpska”, ku me kohë njësitet speciale ruse po zhvillonin ushtrime ushtarake të gjera.

Filozofi slloven pati deklaruar se qëllimi i Putin është të ketë shtete mbi baza të pastërta etnike, për çka kishte thënë se një gjë e tillë do të rezultonte në katastrofë.

“Rusia e Putinin është duke u zgjeruar”, kishte thënë ai.

“Njësitet vullnetare speciale ruse janë në trajtin në Republika Srpska. Ka prezencë të fuqishme ushtarake, madje edhe mbrojtëse ruse atje, e cila do të merr kuptim krejtësisht të re në kontekstin e luftës në Ukrainë”, kishte paralajmëruar saktësisht Zhizhek muaj para se të niste lufta në Ukrainë.

Zhizhek këtë e kishte quajtur “fillim të Luftës së Tretë Botëtore”, teksa thoshte se “grupi Wagner është prezent në Republika Srpska”.

“Të vdesësh për atdheun gjithmonë ka qenë ëndrra e nacionalistëve, edhe pse kjo gjë nuk do të thotë të vdesësh vetvetiu në person. Ata duan të dërgojnë dikë tjetër që të vdesë për lavdinë e tyre”, citohet të ketë thënë Zhizhek.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

3 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

4 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

14 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

23 orë ago