Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu deklaroi se Rusia po zbatonte në mënyrë të vazhdueshme planin për të çliruar të vetëshpallurat “DPR” dhe “LPR”.
Lajmin e bën të ditur BBC ruse, duke cituar fjalën e zyrtarit në bordin e Ministrisë së Mbrojtjes Ruse.
Ministri rus u shpreh se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore po bëjnë gjithçka për të “zgjatur” luftën.
“Furnizimi në rritje i armëve të huaja tregon qartë qëllimin e tyre për të provokuar regjimin e Kiev-it për të luftuar deri në ukrainasin e fundit”, theksoi Shoigu.
Shoigu rrallë herë është shfaqur në publik kohët e fundit apo ka bërë ndonjë deklaratë.
Ai i përcolli ngushëllimet e tij bordit më 8 prill në lidhje me vdekjen e liderit të LDPR, Volodymyr Zhirinovsky, raporton BBC.
Në mars, mediat publikuan zërat lidhur me problemet shëndetësore të ministrit rus.
Nga data 11 deri më 29 mars, Sergei Shoigu nuk u shfaq para kamerave.