POLITIKE

Rizvanolli e entuziazmuar në SHBA pas marrëveshjes 236 milionëshe: Lajm i mrekullueshëm, jam më se krenare

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pas mesnatës, me orën tonë lokale, është lajmëruar në Facebook duke ndarë lajmin nga Capitol Hill për nënshkrimin e marrëveshjes 236.7 milionë dollarëshe me SHBA-në.

Rizvanolli u shpreh “më se krenare” për marrëveshjen që e nënshkroi me shefen ezekutive e MCC-së, Alice Albright.

Lajm i mrekullueshëm nga Capitol Hill: Sapo nënshkruam marrëveshjen 236.7 milionëshe në hapësirat e Kongresit Amerikan! Në kohë kritike për sektorin e energjisë të Kosovës, jam më se krenare që në emër të Republikës së Kosovës të nënshkruaj një marrëveshje kaq të rëndësishme për sektorin e energjisë dhe ekonominë e vendit”, shkroi Rizvanolli.

Ajo u tha se “ky program do të mundësojë stabilizimin e furnizimit me energji elektrike, integrimin e burimeve te ripërtëritshme të energjisë dhe përgatitjen e fuqisë punëtore për punësim në sektor të energjisë, me fokus të veçantë tek gratë”.

“Dua të falënderoj Drejtoreshën e MCC-së për Kosovë, Sarah Olmstead dhe Udhëheqësin e ekipit vendor të zhvillimit të projektit, Lum Mita, si dhe të gjithë anëtarët e ekipit dhe të Kabinetit tim që kanë kontribuar në zhvillimin e programit. U jam mirënjohëse ekipeve të Qeverisë së Kosovës dhe të MCC-së për punën e madhe të bërë për të ardhur deri këtu, dhe zotohem që do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të realizuar programin sa më shpejtë që është e mundur, në përputhje me nevojat dhe kërkesat e sektorit”, shkroi ministrja.

Kryeministri Albin Kurti e ka vlerësuar këtë ditë si historike për Kosovën dhe SHBA-në për shkak të nënshkrimit të marrëveshjes me vlerë 236.7 milionë dollarë të Kosovës me MCC-në.

Ai, në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, tha se kjo e bën Kosovën që të ecë drejt prodhimit të energjisë së pastër.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

8 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

17 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago