FOTO&VIDEO

Robert Ndrenika u përgjigjet sulmeve: Veliajn e kam bir për shpirt, do ta mbështesja sërish

Aktori i mirënjohur i skenës dhe kinematografisë shqiptare, Robert Ndrenika, ka reaguar pas valës së kritikave në rrjetet sociale, pas pranisë së tij në Gjykatën Administrative në mbështetje të kryebashkiakut Erion Veliaj.

I pyetur mbi fushatën e linçimit që ka përfshirë platformat online, korifeu i artit shqiptar u shpreh i habitur nga intensiteti i sulmeve, duke theksuar se prania e tij në gjykatë ishte një gjest njerëzor dhe jo i diktuar.

“Po pse pra reagojnë kështu?! Hë, ma thuaj ti! Njeriu i di vetë gjërat e tij. E kam djalë të adoptuar! Ia njoh jetën mirë dhe ma njeh jetën mirë. E kam si djalin tim”, tha në një reagim për Report Tv.

Për Ndrenikën, lidhja me kryebashkiakun tejkalon funksionet zyrtare. Ai e cilësoi Veliajn si “bir për shpirt”, duke vënë në dukje njohjen e ndërsjellë prej vitesh.

“Më lajmëruan njerëz të afërt të Erionit se ishte seanca dhe më pyetën nëse doja të shkoja. Shkova pa u menduar dy herë.”, tregon Ndrenika.

Ai e shpërfill të gjithë atë urrejtje nga një grup njerëzish, të panjohur apo edhe deri në politikanë, teksa me emocion flet për marrëdhënien personale që ka me Veliajn.

“E kam bir për shpirt. E njoh dhe e vlerësoj, ia njoh jetën dhe ma njeh edhe ai timen. Nëse do të ketë sërish nevojë, prapë do të jem aty.”, thotë ai.

Sipas aktorit, lidhjet njerëzore nuk kufizohen vetëm te familja biologjike.

“Njeriu nuk ka të afërm vetëm prindërit, fëmijët apo motrën e vëllanë. Ka edhe njerëz që i zgjedh vetë rrugës dhe i bëhen të afërt”, thotë Ndrenika.

Njeriu që kaloi dekada në skenë, thotë se me projektin për teatrin e ri në kryeqytet, Erion Veliaj po realizon një ëndërr të madhe, jo vetëm të tij por të gjithë një brezi të artë të artistëve, që ai bën pjesë.

“Veç të tjerash, Erioni realizoi një ëndërr të madhe timen dhe të shumë artistëve: një teatër të madh, të bukur dhe modern në qendër të Tiranës, që shpejt do të jetë gati”, thekson Ndrenika.

Reagimi i Ndrenikës vjen pas seancës së të premtes në Gjykatën Administrative, ku kryebashkiaku Erion Veliaj ka depozituar një padi kundër prokurorit Ols Dado. Përveç Ndrenikës, në sallën e gjyqit u vuri re prania edhe e figurave të tjera publike dhe artistëve, veprim i cili shkaktoi debate të forta në opinionin publik dhe në rrjetet sociale.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago