Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, ka thënë se përgjegjësi për sulmin terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq, duhet të jap llogari.
Rohde ka theksuar se Gjermania e ka bërë të qartë këtë, dhe nëse ai nuk jep llogari në Serbi, kjo do të paraqesë problem në marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Serbisë
Ambasadori gjerman ka thënë se ekstradimi i Radoiçiqit në Kosovë është i vështirë.
“Lideri i vetë-deklaruar i këtij grupi, Radoiçiq, ende është në arrati. Ne kemi thënë, e kemi përsëritur, që ai duhet të japë llogari. Ai është i caktuar në shumë vende,ku mbahet përgjegjës. Qartazi është shumë jo-real ekstradimi i tij, por qeveria ime e ka bërë të qartë, pasi ai është në Serbi, ai duhet të japë llogari aty, dhe derisa kjo nuk bëhet, kemi problem në marrëdhënien me Serbinë. Por, Serbisë i mbetet të bëjë këtë, dhe pritjet tona janë të qarta”, ka thënë Rohde në Tëvë 1.
Rohde ka përmendur shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë, përfshirë edhe një kontingjent nga Gjermania pas këtij sulmi si tregues i KFOR-it për të ruajtur sigurinë.
Ai ka thënë se me gjithë këtë forcë të NATO-s në Kosovë e nuk e imagjinon një sulm nga Serbia.
“Nuk jam ekspert ushtarak, por e di që 28 vende nga vendet NATO dhe mike, janë pjesë e KFOR-it, dhe është e paimagjinueshme për mua që mund të ketë ndonjë sulm në Kosovë me këtë prezencë ndërkombëtare”, ka thënë ai.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…