Media të ndryshme sportive kanë raportuar ditët e fundit se Cristiano Ronaldo do të braktisë futbollin Europian dhe do të transferohet në Arabinë Saudite, atje ku duket se ia kanë bërë gati edhe super vilën luksoze ku do të qëndrojë ylli botëror i futbollit me familjen e tij.
Daily Mail shkruan se 37-vjeçari është në prag të nënshkrimit me klubin e madh në Arabinë Saudite, Al Nassr, për një kontratë 175 milionë paund në vit. Media britanike e komenton këtë lëvizje të mundshme si një tentativë e drejtuesve në Arabinë Saudite për ta kthyer vendin sa më tërheqës për perëndimorët.
Sipas Daily Mail, Ronaldo dhe familja e tij do të vendosen në një kompleks madhështor, madje të mbrojtur nga ligjet strikte në Arabinë Saudite.
Edhe pse temperaturat arrijnë deri në 50 gradë celsius gjatë verës, i nxehti nuk do të jetë problem për familjen Ronaldo, pasi në vilën ku ata do të vendoset do të ketë edhe një pishinë me përmasa olimpike. Po ashtu, Ronaldo do të ketë në kompleksin e tij palestër, madje edhe një restorant, në mënyrë që ai të mos ketë nevojë të dalë jashtë saj.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan këtë të martë, më 17 mars, se kanë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Janjevë të Lipjanit. Policia e Kosovës…
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 79 vota pro këtë të martë, më 17 mars një…
Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi se zyrtari i lartë i regjimit iranian, Ali Larijani,…
Ushtria izraelite ka shënjestruar shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijani. Të paktën kështu raporton…
Porti më i madh dhe qendra kryesore e magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara…