Një përleshje fizike mes dy shtetasve turq ka ndodhur mbrëmjen e 31 marsit në Prishtinë, duke lënë një person të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Enver Zymberi”, në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri”, ku dy persona janë përfshirë në rrahje për motive që ende nuk janë bërë të ditura.
Si pasojë e përleshjes, njëri nga të përfshirët, Isa Yllmaz, ka pësuar lëndime në pjesën e kokës. Në vendin e ngjarjes është thirrur edhe emergjenca, ku i lënduari ka marrë trajtim mjekësor.
Ndërkohë, i dyshuari tjetër, Murat Saray, ka refuzuar trajtimin mjekësor dhe është shoqëruar në stacion policor.
Në konsultim me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë në Qendrën e Mbajtjes.
Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…