Për disa javë rresht, çifti Gulistan dhe Alparslan Atas thonë se ata presin gjithë javën për të ardhur e diela.
E diela është dita kur një person i akuzuar për krime poston video ku flet për krimet e bëra nga politikanët turq, video të cilat e kanë marrë vëmendjen e Turqisë dhe e kanë kthyer mafiozin në një fenomen të medias sociale.
“Unë pres me entuziazëm çdo javë për t’i shikuar videot “, tha 38-vjeçari Gulistan Atas, i cili shikon videot me familjen e tij në Stamboll.
Nga trafikimi i drogës, fshehjet e vrasjeve e deri te transportimet e armëve tek militantët islamikë, Sedat Peker, një bos 49-vjeçar i krimit, në arratisje ka nxjerrë të gjitha të palarat e partisë qeverisëse të Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, të cilën ai dikur e ka mbështetur.
Sikur “The Godfather “dhe” Scarface ” që janë gdhendur në kujtimet e të gjithëve si filma që tregojnë se si funksiononte mafia, tani Sedat Peker është në mendjen e të gjithëve”, tha 41-vjeçari Alparslan Atas.
Në videot e tij, Peker bën akuza skandaloze.
Videot e postuara në kanalin YouTube janë shikuar më shumë se 50 milionë herë, duke shkaktuar trazira dhe duke rritur shqetësimet mbi korrupsionin shtetëror në Turqi.
Videot e tij fillestare kishin në shënjestër ish-ministrin e brendshëm Mehmet Agar dhe djalin e tij, Tolga, një ligjvënës i partisë në pushtet, të cilin ai e akuzoi për përdhunimin e një studenteje të gazetarisë dhe më vonë e mbuloi vrasjen e saj si një vetëvrasje. Peker, gjithashtu pretendon se një ish-këshilltar i sigurisë i Erdogan – i cili akuzohet për udhëheqjen e një force paraushtarake – u kishte dërguar armë militantëve të lidhur me Al-Kaidën në Siri, raporton AP.
Erdogan injoroi videot e Peker për javë të tëra, por theu heshtjen e tij më 26 maj, kur hodhi poshtë pretendimet e mëparshme nga udhëheqësi i mafias si një komplot kundër Turqisë.
Kurse autoritetet e shtetit turk kanë lëshuar një urdhër të ri për arrestimin e Peker.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…