Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, nuk tërhiqet dhe situata në Libi po bëhet gjithnjë e më shumë e rrezikshme.
Sot në mëngjes një anije tregtare që lundronte me flamurin e Grenadas por me ekuipazh turk u rrëmbye nga trupat e gjeneralit.
Pothuajse në të njëjtën orë, disa site turke raportuan një avion transporti 747 u nis aeroporti Sabiha Gokcen, aeroporti i dytë në Stamboll, me destinacion Tripolin, ndoshta i ngarkuar me armë dhe municion. Situata mund të përkeqësohet në orët e ardhshme, kur skadon ultimatumi i Haftarit kundër trupave turke, I cili ka urdhërua që ato të largohen nga Tripoli dhe Sirte.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, pas marrëveshjes së nënshkruar me kryeministrin e Libisë Fayez al-Sarraj për dërgimin në vend të trupave ushtaraje, tani është mbështetësi kryesor i një zgjidhjeje të armatosur për stabilitetin e Libisë, ndërsa të gjitha fuqitë ndërkombëtare, përfshirë Rusinë, preferojnë rrugën diplomatike.
“Ne do të qëndrojmë përkrah vëllezërve tanë në Libi, derisa të sigurohet paqja dhe siguria, siç po bëjmë edhe në Siri – tha Erdogan, i cili shtoi gjithashtu se – Turqia do rrisë mbështetjen e saj ushtarake detare, ajrore dhe tokësore për qeverinë legjitime”.
Dje në Benghazi mbërriti Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias, i cili u takua me gjeneralin Haftar teksa Greqia dëboi ambasadorin libian në Athinë pas marrëveshjes së Al-Sarraj me Turqinë.
Alarmi i OKB: Të paktën 284 civilë kanë humbur jetë në Libi në vitin 2019.
Në vitin 2019 të paktën 284 civilë vdiqën në Libi dhe 363 të tjerë u plagosën si rezultat i konfliktit të armatosur
Sipas Komisionerit të Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut, emigrantët dhe refugjatët në Libi vazhdojnë t’i nënshtrohen rregullisht shkeljeve dhe abuzimeve, duke përfshirë vrasje pa gjyq, ndalime arbitrare, zhdukje, tortura, dhunë seksuale dhe me bazë gjinore dhe rrëmbime për shpërblim.
Zyra e OKB thotë se deri më tani ata kanë dokumentuar të paktën 284 viktima mes civilëve dhe 363 të plagosur si rezultat i konfliktit të armatosur në Libi.
OHCHR specifikon se sulmet ajrore ishin shkaku kryesor i viktimave civile, me një numër prej 182 të vdekur dhe 212 të plagosur.