Kryeministri rus Dmitri Medvedev dhe qeveria e tij kanë dhënë dorëheqjen.
Medvedev e njoftoi këtë, duke përmendur nenin 117 të Kushtetutës.
Presidenti Vladimir Putin udhëzoi qeverinë në largim të përmbushë detyrimet e saj deri në formimin e një kabineti të ri.
Presidenti rus Vladimir Putin, duke iu drejtuar kombit përmes një fjalimi ka propozuar zhvillimin e një referendumi për një paketë të reformave kushtetuese, propozim që ka ngjallur spekullimet për të ardhmen e tij pas vitit 2024 kur skadon mandati i tij i katërt dhe i fundit në Kremlin.
Putin ka propozuar referendum për të reformuar Kushtetutën dhe për t’i dhënë Parlamentit fuqinë për të zgjedhur kryeministrin rus.
Putini tha se “ai i gjykon që qytetarët të votojnë për një paketë të tërë të ndryshimeve të propozuara në Kushtetutë.”
Varet nga deputetët e Dumës, dhoma e ulët e Parlamentit dhe jo më presidenti, për të konfirmuar kandidaturën e kryeministrit të vendit, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë institucional.
Kryeministri i sapoemëruar duhet të paraqesë gjithnjë listën e anëtarëve të ekipit të tij qeveritar në votimin e Parlamentit.
Në pushtet që nga viti 1999, Putini pritet të largohet nga Kremlini në 2024 kur skadon mandati i tij i katërt presidencial.
Duke qenë mandati i dytë radhazi, sipas Kushtetutës aktuale, ai nuk mund të aplikojë sërish për postin e presidentit.
Sipas analistëve të ndryshëm, ai prandaj do të konsiderojë mundësi të ndryshme për të mbetur në pushtet.