Rusia është ankuar te zyrtarët turq se ushtria ukrainse po përdor dronët e prodhuar në Turqi.
Duke folur në një konferencë për media të premten, një zyrtar turk ka thënë se Ankaraja i kishte thënë Moskës se prodhuesi turk i dronëve Baykar Technologies është një kompani private dhe blerja e pajisjeve nga Ukraina kishte përfunduar para luftës, raporton të shtunën CNN.
Sipas CNN-it, zyrtarët ukrainas kanë reklamuar dronët Bayraktar TB2 të Baykar si një nga armët më efektive në arsenalin e tyre.
Javën e kaluar, CNN fitoi akses të rrallë në objektin e prodhimit Baykar në Turqi për një intervistë ekskluzive me shefin e saj të teknologjisë, Selcuk Bayraktar.
Bayraktar, i cili është gjithashtu dhëndër i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se droni “po bënte atë që ishte projektuar për të bërë dhe përmirësuar për të bërë”.
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…