Gazi rus duket se ka bërë që kancelari gjerman Olaf Scholz të dalë kundër Angela Merkel, duke reaguar ashpër ndaj saj.
Prestigjiozja ‘Bild’, e nis artikullin e saj: “Sulmi i Scholz-it ndaj Merkelit”.
Ndërsa Rusia nuk lejoi transportin e gazit duke kërcënuar se nuk do ta lejojë edhe përgjatë gjithë dimrit, për herë të parë kancelari gjerman ka bërë fajtorë për çështjen e gazit, Merkelin, shkruan Bild.
Në intervistën e DPA, Scholz u pyet për politikën energjetike ndaj Rusisë në vitet e fundit, ndërsa u shpreh: Ishte një gabim në politikën ekonomike gjermane që ne e përqendronim furnizimin tonë me energji në Rusi, pa ndërtuar infrastrukturën e nevojshme në mënyrë që të ishim të përgatitur nëse me e keqja do të ndodhte”.
Megjithatë, Scholz tregoi mbështetje për Merkel për vendimin e saj për të kundërshtuar procesin e Ukrainës në NATO, në vitin 2008.
“Kriteret për anëtarësim në NATO duhet të plotësohen nga çdo vend që dëshiron të anëtarësohet në aleancë. Pranimi i Ukrainës në NATO nuk ishte në rend ditë”, ka thënë ai.