Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë i ka reaguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës për prurjen e pajisjeve ushtarake në Kosovë, duke e cilësuar këtë veprim si të dëmshëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
MPJ-ja e Rusisë, pasditën e së mërkurës, nëpërmjet një cicërime në llogarinë e tyre zyrtare në Tëitter, është shprehur se e ka marrë informacionin e pajisjes së Forcave të Sigurisë së Kosovës me mjete të rënda ushtarake nga SHBA-të.
“Me keqardhje e alarmim, kemi marrë informacionin në lidhje me dorëzimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake të #SHBA-ve në #Prishtinë. #SHBA-të po e bëjnë këtë në mënyrë të hapur, në dëm të përpjekjeve ndërkombëtare për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në #Ballkan”, thuhej në deklaratën e institucionit rus.
Shtetet e Bashkuara pak ditë më parë e ka furnizuar FSK-në me rreth 50 mjete të rënda ushtarake.