Rëndohet çdo orë e më shumë bilanci tragjik i tërmeteve që kanë goditur ditën e sotme pjesën juglindore të Turqisë dhe Sirinë.
Sipas të dhënave të fundit, të shpërndara nga Autoriteti turk për Menaxhimin e Emergjencave dhe Katastrofave Natyrore, janë më shumë se 4900 viktimat vetëm në Turqi, si dhe mbi 14 mijë të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në qoftë se viktimave turke i shtohen edhe 656 të vdekurit e deritanishëm në Siri, numri total por ende i përkohshëm shkon në më shumë se 4900.
Ndërkohë, presidenti turk Erdogan, i cili ka marrë solidaritetin e të gjithë liderëve botërorë, ka shpallur 7 ditë zije kombëtare.
Një pamje shpresëdhënëse në Turqi, një foshnje del pothuajse e paprekur nga rrënojat
Pamje apokaliptike zgjuan botën këtë të hënë, kur lëkundje të dhunshme të tokës tronditën Turqinë dhe Sirinë, teksa banorët ishin në gjumë.
Një tërmet me magnitudë 7.8 u regjistrua në 4 e 17 në jug të Turqisë jo shumë larg kufirit me Sirinë, më epiqendër në Gaziantep.
Një tjetër lëkundje e fortë 7.5 Rihter, në 13 e 24 minuta, u regjistrua pranë qytetit të Kahramanmaras. Sipas studiuesve turq, fuqia e shpërndarë nga lëkundjet e fundit ka qenë e barabartë me 150 bomba atomike.
Deri më tani nuk ka asnjë shqiptar që mund të jetë prekur nga tërmetet e fuqishme në Turqi.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…