Pas vendimit me burg ditën e sotme, është sistemuar në EVP në burgun 313 nga policia e Tiranës ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Ai është sistemuar në godinën nr. 2 të këtij burgu ku do të vuajë dënimin tashmë me 3 vite e 4 muaj burg të dhënë nga Gjykata.
Tahirit iu dha dënimi ditën e sotme nga GJKKO, ku iu hoq dënimi i konvertuar në provë dhe iu dha dënimi i shkurtuar.
SPAK nga ana e tij kishte kërkuar plot 12 vite burg për ish-ministrin, por një kërkesë e tillë nuk u ul pothuajse 4 herë.
Kronologjia e dosjes “Tahiri”
Më 11 mars 2017 – Tahiri shkarkohet si Ministër i Brendshëm, në vend të tij emërohet Fatmir Xhafaj.
Më 16 tetor të të njëjtit vit Moisi Habilaj dhe anëtarë të tjerë të bandës arrestohen në Itali me akuzën e trafikut të narkotikëve. Në Hetimet e Prokurorisë së Katanias përmendej edhe ish-Ministrin Tahiri.
Mes përgjimeve, habiljat deklaronin se i kishin bërë familjes së Tahirit bizhuteri me vlerë deri në 15 mijë euro.
Më 5 korrik 2018 Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi arrest me burg për Tahirin, por Gjykata e shkallës së parë e Krimeve të Rënda vendosi për arrest shtëpie.
Dy vite pas nisjes së hetimeve, më 27 shkurt 2019, Prokuroria dërgon dosjen e Tahirit në Gjykatë me akuzat përfundimtare “trafikim i narkotikëve, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”; “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “grup i strukturuar kriminal”.
Por Gjykata për Krime të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri vetëm për shpërdorim detyre me 5 vite burg, por me gjykim të shkurtuar arrin në 3.4 vite burgim. Të cilin e njëjta Gjykatë e konvertoi me shërbim prove.
Këtë vendim la në fuqi edhe Gjykata e Posaçme, por me diferencën e vetme, që Tahiri nuk do kryejë shërbim prove, por do vuajë dënimin në burg.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…