LAJME

Sanksionet e Kurtit efekte dhe në Shqipëri: Dhjetëra kamionë me produkte bllokohen në doganë

Sanksionet e vendosura nga qeveria Kurti për të ndaluar çdo automjet të transportit të mallrave me targa serbe për të hyrë në territorin e Kosovës pas arrestimit të tre policave të Kosovës nga Serbia, kanë dhënë efekte negative edhe për prodhimet shqiptare.

Janë me dhjetëra kamionë të ngarkuar me prodhimet tona vendore që janë bllokuar në pikën kufitare të Vërmicës në Morinë të Kukësit.

Drejtuesit e kamionëve thonë se janë të bllokuar prej dy ditësh, dhe se

ndalimi ka ardhur pa paralajmërim, thjesht sepse kanë automjetet me targa serbe, pavarësishtë se malli është shqiptar dhe destinacioni është për Kosovë apo Serbi.

Të bllokuar janë edhe drejtuesit shqiptarë të kamionëve nga Bujanovci.

Ata apelojnë që kjo situatë të marrë zgjidhje të shpejtë dhe tregtia mos të bëhet viktimë e politikës.

Nisma e “Ballkanit të Hapur” ka rritur ndjeshëm shkëmbimin e mallrave të vendeve të Ballkanit, sidomos të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e Serbisë. Por përkeqësimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë nga situata në veri të Mitrovicës ka shkaktuar një mori efektesh zinxhirë që po i vuajnë të gjithë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

7 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

8 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

18 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago