Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës, Vjollca Shala, përmes një interviste ka njoftuar se nëse Ministria e Arsimit, nuk u paguan mësimdhënësve orët shtesë të punës të cilat i kanë mbajtur gjatë pandemisë, atëherë paratë do të tentojnë ti marrin përmes gjykatës.
Kjo pasi sipas Shalës, Ministria e Arsimit ende nuk u ka paguar orët shtesë mësimdhënësve.