I ftuar në emisionin e sotëm në Rubikon ishte historiani Oliver Jens Schmitt, i cili ndër të tjera foli edhe për kohën e Skënderbeut.
Schmitt Skënderbeun e cilësoi si një ndër figurat më të çmuara të historisë së Ballkanit.
“Në interpretimin tim Skënderbeu është një nga figurat më të çmuara në historinë e Ballkanit… Skënderbeu ishte zoti i Arbërisë dhe Arbëria kishte popullsi nga pikëpamje të ndryshme”, ka thënë ai.
Ai madje tha se serbët e asaj kohe ishin shqiptarë.
“Është shenjë edhe për serbët në atë kohë ishin arbër, ishin shqiptarë, ishin ortodoksë”, ka thënë ai.
Ai për manastiret që gjenden në Kosovë tha se janë pjesë e një trashëgimie ortodokse, që përfshin të gjithë qytetarët e Kosovës, qoftë kosovarë ose serbë”, theksoi ai.
Sipas tij, Skënderbeu kishte përdorur një simbol të ortodoksisë, shqiponjën në flamurin e tij, simbol ky që, sipas tij, ishte i Bizantit.
“Arbëria dhe identiteti arbër ishte misioni politik i Skënderbeut. Ky koncept ka përfshirë jo vetëm shqipfolësit e krishterë por edhe të tjerë. ishte projekt politik madhështor në Ballkan”, ka shtuar Schmitt.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…