LAJME

Sekretet e ‘bankierit botëror’, ja pse të pasurit i depozitojnë paratë e tyre në bankat zvicerane

Zvicra është e njohur si një nga vendet me ekonominë më konkurruese në botë, kjo falë sektorit të saj të lulëzuar të shërbimit, e veçanërisht atij financiar. Por çfarë e bën këtë vend qendrën  e grumbullimit të thesareve të botës?

Nuk është rastësi që persona të kamur në mbarë botë, i besojnë bankave zvicerane ruajtjen e parave të tyre.Bankat zvicerane janë të njohura për nivelin e lartë të sigurisë së parave, ndaj dhe konsiderohen mjaft të besueshme.

Persona të kamur nga e gjithë bota depozitojnë shuma marramendëse në llogaritë e tyre bankare të hapura në bankat zvicerane, kjo për faktin se Zvicra njihet për stabilitetin, qëndrueshmërinë dhe sigurinë ekonomike, ndaj dhe konsiderohen si një vend i besueshëm për të ruajtur pasurinë.

Historia e bankave zvicerane lidhet me disa faktorë si neutraliteti, sovranitetin kombëtar, sistemi teknologjik dhe zhvillimor të cilët kanë favorizuar një  mjedis te qëndrueshëm e te sigurt, ku sektori bankar ka mundur te lulëzojë.
Aktualisht një e treta e gjithë fondeve qe mbahen jashtë shtetit nga vendet e huaja, ruhen ne Zvicër.  Zviceranët kanë kohë që i mbajnë të sigurta paratë e të famshmëve, aktorëve, politikanëve apo biznesmenëve dhe bankat zvicerane janë shumë të njohura në këtë drejtim.
Pikërisht këtu bëhet ndarja dhe dallimi i madh i bankave zvicerane me vendet e tjera të botës, Zvicra ka rritur masat e saj të sigurisë dhe ka futur shumë sisteme teknologjike të cilat e bëjnë të pamundur qasjen në identitetin e klientëve, me përjashtim të një numri të kufizuar personash.
Në këtë mënyrë bankat realizojnë qëllimin e tyre duke ruajtur njëkohësisht paratë dhe identitetin e klientëve dhe depozituesve.
Ndonëse do të ishte e gabuar të thuhet se bankat zvicerane janë ende po aq të besueshme sa kanë qenë më parë, ato janë ende shumë të besuara për privatësinë dhe mbrojtjen e aseteve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit dërgohet në Moskë për kurim

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…

8 orë ago
  • BREAKING NEWS

Lideri i ri iranian dërgohet në Moskë pas plagosjes në sulmin ajror

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…

10 orë ago
  • BOTA

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…

12 orë ago
  • KRYESORE

Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem i madh nëse shfuqizohet

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…

12 orë ago
  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

18 orë ago