Epiqendra e gjithë botës në 24 orët e fundit ka qenë situata e tensionuar në Ukrainë, pasi SHBA-të konfirmuan se kanë të dhëna mbi një plan të mundshëm rus, i cili parashikon mësymjen në Ukrainë brenda javës së ardhshme.
Sigurisht që kjo ngjarje, hyn tek zhvillimet më të rëndësishme të dy dekadave të fundit në Evropë, për shkak të rrezikshmërisë që mund t’i vijë gjithë botës dhe përfshirjes së superfuqive në një retorikë të ngjashme me atë të Luftës së Ftohtë.
Ndër njerëzit më të angazhuar, janë pa diskutim edhe gazetarët. Mbi të gjitha, ata të cilët ndodhen në Kiev, për të raportuar e shkruar mbi situatën.
I tillë është edhe Shaun Walker, gazetari i njohur dhe kolumnist i medias britanike “The Guardian”, i cili përtej seriozitetit të situatën, ka gjetur kohë edhe zbavisë ndjekësit e tij në Twitter, me një histori thuajse qesharake.
“Pavarësisht paralajmërimit për një pushtim tërësor rus, çifti ngjitur me dhomën time të hotelit, vazhdon të bëjë seks të egër e të zhurmshëm, ndërkohë që unë përpiqem të shkruaj historinë time”.
Walker është bërë menjëherë viral në rrjet, duke shkaktuar të qeshura të shumta, por edhe batuta e meme të ndryshme.
“Do ta hetosh më tej”, u shkruan një koleg i tij nga media “Politico”, Stuart Lau.
Sigurisht, në formën e batutës.
Por, siç dihet, dashuria nuk njeh vend apo kohë, ndaj në një situatë paqeje në cenim e sipër, ndoshta çifti pranë dhomës së Walker, po përpiqet të shijojë çdo çast “lirie” të mbetur, pa marrë parasysh faktin se kolumnisti, gjatë shkrimit për rëndesën e situatës, mund të shtijë në tekst edhe ndonjë batutë të lehtë për seksin e zhurmshëm ukrainas!