Një çift nga Nju Jorku është arrestuar me akuzën e tentativës së pastrimit të 4,5 miliardë dollarëve kriptovaluta të vjedhura. Forcat e rendit kanë sekuestruar 3,6 miliardë dollarë, që është “sekuestroja më e madhe financiare në histori”, sipas autoriteteve amerikane.
34-vjeçari Ilya Lichtenstein dhe gruaja e tij, 31-vjeçarja Heather Morgan përvetësuan shumën e madhe nëpërmjet hakerimit të Bitfinex, në vitin 2016.
Hakerat kanë vjedhur qindra milionë dollarë vitet e fundit nga platformat e kriptovalutave dhe këto dy arrestime përbëjnë një fitore të madhe të autoriteteve amerikane.
Çifti rrezikon tashmë deri në 20 vite burg.