LAJME

Seminaristja nga Serbia në Prishtinë: Këtu flas lirshëm serbisht, shqipen në Beograd e kemi të kufizuar

Mes pjesëmarrësve në seminarin ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë ka edhe studentë nga Serbia.

Nevena Zhivançeviq thotë se kjo është një mundësi shumë e mirë për të mësuar shqipen, pasi në Serbi janë të kufizuar për të folur shqip. Duke folur rrjedhshëm shqip ajo tregon për Kosovapress se në Kosovë është pritur shumë mirë dhe se e ka mundësinë të flasë lirshëm edhe gjuhën serbe.

Nevena Zhivançeviq, seminariste nga Serbia: Këtu më pëlqen shumë sepse kam mundësi të flas në shqip, në Beograd nuk ka shumë mundësi, kështu që ishte shumë bukur këtu… Përpara kishte shumë frikë me ardh këtu në Kosovë por tani është më mirë dhe ndihem rehat. Njerëzit janë shumë të mirë, të sjellshëm. Dhe shumë të vjetër kuptojnë serbisht, kështu kam mundësi të flas edhe në serbisht dhe në shqip… Unë mësoj gjuhen shqipe që tre vjet dhe para këtyre viteve nuk e dija asnjë fjalë por dëgjoja këngët shqiptare dhe fillova të mësoj pak nga pak dhe tani po mësoj shumë”.

Zhivançeviq thotë se në Beograd nuk mund ta flasë lirshëm shqipen.

“Për ne nga Beogradi çdo mundësi të flasim shqip është mundësi shumë e madhe, dhe e vlerësoj shumë që kemi mundësi të jemi këtu me shoqëri. Në Beograd jemi të kufizuar, mund të flasim vetëm në fakultet dhe gjithashtu nuk kemi libra, seminar të ndryshëm, nuk kemi mundësi të shkojmë në Tiranë apo diçka të tillë, Prishtina ishte shumë e mirë për ne”.

Me përshtypjet më të mira do të largohet nga Prishtina edhe David Duda, seminarist nga Polonia.

“Kaloj shumë mirë, me pëlqen këtu dhe jam për herë të katër… Atmosfera këtu është shumë e mirë, këtu ka mundësi të flas me njerëz nga shtetet e ndryshme dhe mundemi të mësojmë më mirë këtu shqip”, tha ai.

Edicioni i 40-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare po mbahet në Fakultetin Filologjik në Prishtinë që prej 15 gushtit dhe do të zgjasë deri më datë 26./


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

3 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

17 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

18 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago