Veproi siç i thotë emri.
Ish-kryetari i Kamenicës qëndroi pa dhënë asnjë informacion për Lëvizjen Vetëvendosje e Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, kur u pyet nga zyrtarët serbë që e ndalen në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”.
Kjo i ndodhi Qëndron Kastratit derisa me autobus ishte nisur drejt Vjenës më 13 gusht.
Sipas ish-kryetarit të komunës së Kamenicës, serbëve që tentuan ta marrin në pyetje e që thotë se ishin pa uniforma, qëllim kishin të marrin të dhëna për UÇK-në.
Kastrati thotë se për moskalimin e tij nëpër Serbi i njoftoi edhe institucionet e vendit.
Për Kastratin reaguan edhe nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, të cilët kërkuan vëmendjen e autoriteteve kosovare për këto raste.