LAJME

Serbët grumbullohen para stacionit policor në Veri

Një tubim i punonjësve në institucione të caktuara është duke u zhvilluar para hyrjes së sipërme të Stacionit të Policisë së Kosovës dhe objektit të gjykatës në pjesën veriore të Mitrovicës, shkruan KoSSev, media e Kosovës në gjuhën serbe.

Të grumbulluarit nuk duan të flasin, e disa prej tyre jozyrtarisht thonë se nuk e dinë arsyen e tubimit.

Policia e Kosovës nuk ka detaje për momentin.

Të mbledhur janë dhjetëra qytetarë, ndërsa disa qindra përgjatë rrugës.

Rruga është e hapur për qarkullim, pasi është bllokuar për një kohë të shkurtër në pjesën e poshtme nga një mjet civil, një cisternë dhe një kamionçinë.

Në zonën e stacionit policor ndodhen disa pjesëtarë të policisë të cilët ndërkohë kanë mbyllur portën në të cilën hyjnë veturat.

Me të mbërritur, njëri prej pjesëmarrësve pyeti një grup personash të pranishëm në afërsi të komisariatit nga ana e sipërme se pse nuk ishin para portës së komisariatit, duke u thënë se duhet të zbrisnin atje.

Për momentin, në mesin e të mbledhurve nuk ka zyrtarë, përveç një këshilltari nga Komuna e Mitrovicë së Veriut.

Në bazë të disa burimeve nga terreni të KoSSev-it, duke përfshirë edhe ata që janë njoftuar për situatën dhe nuk kanë dashur të japin informacione zyrtare, arsyeja e grumbullimit është arrestimi i inspektorit të NR, i cili mbrëmë është raportuar në policinë e Mitrovicës Veriore nga aktivisti politik dhe udhëheqës i nismës politike qytetare “Mbijetesa Serbe” Aleksandër Arsenijeviç.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

5 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

14 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago