Kina e ka pajisur Serbinë me sisteme të mbrojtjes ajrore dhe dronë, ka njoftuar ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, raportoi të hënën Reuters.
Ai ka deklaruar se do të veçonte bashkëpunimin ushtarak mes dy vendeve si dhe atë ekonomik.
“Sa i përket raporteve dypalëshe Serbi-Kinë, do të veçoja bashkëpunimin ushtarak si dhe bashkëpunimin ekonomik e investimet e shumta që janë shumë të rëndësishme për vendin tonë”, ka deklaruar Vuçeviq.
Ai ka shtuar se të pajisurit e Serbisë me kësi lloj armësh dhe modernizimi i forcave të armatosura ka për qëllim mbrojtjen, derisa ka përmendur se sistemi i raketave kundërajrore me rreze të mesme veprimi “është padyshim ndër sistemet më të rëndësishme të mbrojtjes”.
Vuçeviq tha se e konsideron Kinën nder miket më të mira të Serbisë.
Ndërsa, presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka kërkuar koordinim më të fortë strategjik me Serbinë pasi takoi javën e kaluar presidentin Aleksandar Vuçiq.
Xi është zotuar për mbështetjen e Serbisë në ruajtjen e sovranitetit e integritetit territorial.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…