FOTO&VIDEO

Serbia ul akcizat në produktet e naftës për 40 për qind

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se shteti që udhëheq do t’i ulë akcizat në produktet e naftës për 40 për qind, në mënyrë që të parandalohet rritja e çmimeve nëpër pompa.

Ai ka bërë të ditur se shteti synon të garantojë furnizim të bollshëm dhe që çmimet të jenë nën kontroll.

“Ne jemi duke hequr dorë pothuajse tërësisht nga të hyrat tona, në mënyrë që ta zvogëlojmë ndikimin në buxhetin shtetëror, për aq kohë sa kemi rezerva të mëdha”, ka deklaruar Vuçiq pas një takimi me Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Sipas tij, Serbia arkëton 2 miliardë euro për buxhetin nga akciza në naftë, njëherësh e ardhura më e madhe nga akciza.

Një javë më parë Serbia veçse e ka zvogëluar akcizën në produktet e naftës për 20 për qind, e cila, sipas Vuçiqit, i kushton shtetit rreth 35 milionë euro në muaj.

Përpara vendimit, taksat shtetërore përbënin më shumë se gjysmën e çmimit të një litri benzinë apo diesel që konsumatorët e kanë paguar nëpër pompa.

Vuçiq i ka përshkruar masat si “të dhimbshme për shtetin”, por që qytetarët nuk kanë arsye për t’u shqetësuar pasi Serbia ka rezerva të mjaftueshme.

Konflikti në Lindje të Mesme ka shkaktuar probleme të mëdha në zinxhirin e furnizimit me produkte të naftës dhe gazit, si dhe i ka rritur çmimet.

Me situatë të ngjashme është përballur edhe Kosova. Radio Evropa e Lirë i ka vëzhguar disa pompa të karburanteve javë pas jave dhe e ka vërtetuar se çmimet janë rritur për disa centë.

Më 4 mars, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës ka vendosur masa mbrojtëse për naftën, duke përcaktuar fitimet maksimale të lejuara për shitjen me shumicë dhe pakicë.

Sipas vendimit, marzha maksimale e lejuar për shitje me shumicë është deri në 2 centë për litër, ndërkaq me pakicë deri në 12 centë për litër.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar ditë më parë se çmimet pritet të stabilizohen në muajt e verës.

Teksa konflikti po vazhdon në Lindjen e Mesme, transporti detar përmes Ngushticës së Hormuzit ka rënë në mënyrë drastike.

Rreth 20 për qind e sasisë së përgjithshme të naftës së lëngshme natyrore (LPG) që shfrytëzohet nëpër botë, qarkullon përmes kësaj ngushtice.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar se do të ketë rritje të çmimeve të naftës, por ka vlerësuar se ky është “çmim i vogël” që duhet paguar në mënyrë që të eliminohet kërcënimi bërthamor i Republikës Islamike të Iranit./REL/


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago