Serbja që mori afro 20 mijë vota, gati sa Fatmir Limaj

Lista Serbe do të përfaqësohet me 10 deputetë në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Kjo parti mori 57.015 vota ose 6.754%. Mirëpo, emra të rinj duket se ka përzgjedhur partia ‘patericë’ e Aleksandër Vuçiqit.

Nga dhjetë prej tyre, vetëm 2 janë deputetë që ishin në legjislaturën e kaluar – Igor Simiq dhe Slavko Simiq.

Befasi e këtyre zgjedhjeve ishte një kandidate nga veriu i Mitrovicës, shkruan Indeksonline Bëhet fjalë për Jasmina Dedic, e cila aktualisht është drejtoreshë e shkollës për miniera në veri.

Ajo arrti të marrë besimin e 19.703 serbëve që jetojnë në Kosovë. Kësisoj, Dedic del se mori vota gati sa lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, i cili sipas KQZ-së mori mbi njëzet mijë vota.

Vlen të theksohet se partia e Limajt nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor vetëm e vetëm për shkak të votave të ardhura me postë nga Serbia.