Anisa Kostani, efektivja “e përfolur” e Policisë së Elbasanit është përfshirë në një aksident gjatë natës në Tiranë. Ajo po udhëtonte pasagjere në një mjet “Benz” ku shofer ishte Kristofor Duka, i cili ishte pa patentë.
Janë përplasur me një BMW si fillimin dhe nga goditja, janë përplasur pastaj me trafikndarësen. Aksidenti ka ndodhur në mesnate afër “Kopshtit Botanik”. Të dy janë dërguar në Spitalin e Traumës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shkak për aksidentin dyshohet është bërë mos respektimi i distancës nga mjeti “Benz” ku udhëtonte efektivja Kostani. Drejtuesi i mjetit është arrestuar nga Policia Rrugore.