Daniel Serwer, professor of conflict management at the John Hopkins School of Advanced International Studies at the United States of America/Independent Balkan News Agency
Profesori i Universitetit “John Hopkins”, Daniel Serwer thotë se Serbia po vazhdon ta kërcënojë Kosovën me dhunë.
Në një artikull të publikuar ne Peacefare, Serwer thotë se Serbia ka uruar paraushtarakët e përfshirë në komplotin e prishur dhe ka shpallur një ditë zie për tre terroristët që u vranë.
“Grafitet me vlerë të lartë të prodhimit në Serbi, duke përfshirë stadiumet e futbollit, dhe në katër komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe, kanë promovuar idenë se forcat serbe së shpejti do të kthehen në Kosovë. Forcat e armatosura serbe janë ende në gatishmëri të lartë”, ka shkruar ai.
Sipas Serëer, presidenti Vuçiq dhe mediat që ai kontrollon përdorin gjuhën e urrejtjes duke iu referuar Kosovës, liderëve të saj politikë dhe shqiptarëve në përgjithësi.
“Ambiciet për të krijuar “botën serbe”, një kopje e zbehtë e “botës ruse” të Putinit që përfshin Ukrainën, janë të përhapura. Serbia ka rritur në mënyrë dramatike stërvitjet e saj ushtarake me Rusinë. Frikësimi i serbëve në veri të Kosovës nga Beogradi për të parandaluar bashkëpunimin me Prishtinën vazhdon, ashtu si edhe operacionet e fshehta kundër institucioneve të Kosovës”
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…