Shahirët e Deçanit i këndojnë Thaçit: Mos na e luj Gjarpër kufirin

Një grup i rapsodëve folklorik apo të njohur si shahirë, nga Deçani, i kanë kënduar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit disa vargje ku sipas tyre ai po punon kundër Kosovës.

Shahirët të cilët janë pro AAK-së, i kanë kënduar Thaçit, duke thënë se ideja e korrigjimit të kufijve është ide e rrezikshme dhe duke kërkuar nga ai që të mos e ndryshojë kufirin.

Është kryetari i i Aleancës së të Rinjve të Kosovës në Pejë, Ardit Gërvalla, ai që ka publikuar në rrjetin social Facebook, një këngë ku vargjet e së cilës godasin presidentin Thaçi.

“S’ndalet gjarpri me helm të madh; veç me i lanë ai vetit nam; me hy në faqe të historisë është tu i ba damë shqiptarisë; tash n’biseda me Serbinë po na sjellë në rrezik shtetësinë”, janë vargjet me të cilat nis kënga e titulluar “Mos na luj gjarpër kufinin (Hashim)!”, thuhet në vargjet e tyre.

Megjithatë Presidenti Thaçi ishte njëri ndër të parët që ka mbrojtur territorin e Kosovës, pasi edhe ishte njëri nga themeluesit e UÇK’së si dhe ishte politikani i cili shpalli pavarësinë e Kosovës.