Sot ka mbërritur në Tiranë një donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryesisht materiale mbrojtëse për mjekët që po luftojnë në linjë të parë kundër pandemisë së koronavirusit.
Vetë ambasadorja amerikane Yuri Kim ishte e pranishme në kalimin e materialit në duart e autoriteteve shqiptare, së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Proud to oversee donation of important PPE from @US_EUCOM Humanitarian Assistance program to our Ally 🇦🇱 to help @ShendetesiaAL protect front-line healthcare workers. @GManastirliu #COVID19 #JemiMeJu pic.twitter.com/xaxTru5YYv
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 9, 2020
Donacioni bën pjesën e programit të Asistencës Humanitare të miratuar nga Uashingtoni, i cili ka lëvruar një fond 225 milionë dollarë në ndihmë shëndetësore, humanitare dhe ekonomike për të gjithë vendet në vështirësi nga pandemia.
Mesazhe falënderimi dhe mirënjohje për donacionin kanë ardhur nga kryetari i opozitës Lulzim Basha dhe presidenti Ilir Meta.