Rusia ka kundërshtuar ashpër vendimin e SHBA për të furnizuar Ukrainën me sisteme dhe municione të avancuara raketash. Rusia ka deklaruar se kjo do të rriste rrezikun e një konfrontimi të drejtpërdrejtë mes Moskës dhe NATO-s.
“Ne kemi lëvizur shpejt për t’i dërguar Ukrainës një sasi të konsiderueshme armatimi dhe municioni në mënyrë që ajo të mund të luftojë në fushën e betejës dhe të jetë në pozicionin më të fortë të mundshëm në tryezën e negociatave,” shkroi Biden në një artikull opinion në New York Times.
Një zyrtar i lartë i administratës së Biden tha se furnizimet e reja – të cilat vijnë në krye të pajisjeve me vlerë miliarda dollarë, të tilla si dronë dhe raketa anti-ajrore – përfshinin sistemin e raketave të artilerisë me lëvizshmëri të lartë M142 (HIMARS), për të cilin Kievi ka thënë se është “vendimtar”, për të kundërsulmuar rusët.“
Kujtojmë se nga ana e tij presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky është shprehur se vendi i tij nuk ka ndërmend të sulmojë Rusinë, duke shtuar se armët janë kërkuar me synimin për t’u mbrojtur nga agresioni rus.
.