SHBA-ja: Me vaksinat që i dhuruam sot, Kosova mund t’i mbrojë më shpejt qytetarët e saj

Departamenti amerikan i Shtetit ka reaguar me rastin e dhurimit të 503,100 dozave të vaksinës Pfizer nga SHBA-ja për Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, Departamenti i Shtetit ka thënë se dozat e dhuruara të Pfizerit do t’ia mundësojnë Kosovës që t’i mbrojë më shpejt qytetarët e saj.


“Me rritjen e më shumë varianteve të COVID-19 si Delta, dhurimi i sotëm i 503,100 dozave të vaksinës Pfizer do t’ia mundësojnë Kosovës që t’i mbrojë qytetarët e saj më shpejt. Një Kosovë e shëndetshme, e pavarur, e qëndrueshme është partnere më e fortë për Shtetet e Bashkuara”, thuhet në postimin e Departamentit të Shtetit.

Për vaksinat e dhuruara ka shkruar edhe Ambasada e Kosovës në Prishtinë, duke thënë se ato janë jetëshpëtuese, të sigurta dhe shumë efektive.

“Sot Shtetet e Bashkuara dhuruan 503,100 doza shtesë të vaksinës jetëshpëtuese, të sigurtë dhe shumë efektive, Pfizer për Kosovën. Duke përfshirë pjesën e parë të 20 gushtit, Shtetet e Bashkuara kanë dorëzuar mbi 538,200 doza për t’i mbrojtur kosovarët”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane.