KRYESORE

SHBA paralajmëron Turqinë kundër mikpritjes së liderëve të Hamasit

Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar Turqinë kundër mikpritjes së udhëheqësisë së Hamasit, duke thënë se Uashingtoni nuk beson se liderët e një organizate terroriste duhet të jetojnë në rehati.

Hamasi është grup palestinez që udhëheq Gazën dhe SHBA-ja e ka në listë të zezë.

I pyetur për raportimet se disa liderë të Hamasit janë zhvendosur nga Katari në Turqi, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, nuk i ka konfirmuar raportimet, por ka thënë se nuk është as në gjendje t’i hedhë poshtë ato.

Ai ka thënë se Uashingtoni do t’ia bëjë të qartë Qeverisë turke që nuk mund të ketë marrëdhënie si dikur me Hamasin.

Miller ka thënë se disa liderë të Hamasit janë të paditur nga autoritetet amerikane dhe Uashingtoni beson se ata duhet t’iu dorëzohen Shteteve të Bashkuara.

“Ne nuk besojmë se liderët e një organizate terroriste duhet të jetojnë rehat diku, dhe kjo përfshin edhe një qytet të madh të një aleati”, ka thënë Miller para gazetarëve.

Një burim i diplomacisë turke ka hedhur poshtë raportimet se Hamasi e ka zhvendosur zyrën politike në Turqi dhe që anëtarët e grupit e kanë vizituar këtë shtet kohë pas kohe.

Katari ka thënë javën e kaluar se e ka lajmëruar Hamasin dhe Izraelin se do t’i pezullojë përpjekjet për të ndërmjetësuar një armëpushim në Gazë, dhe një marrëveshje për lirim pengjesh, derisa të dyja palët të tregojnë seriozitet për rinisje të bisedimeve.

Doha, po ashtu, ka thënë se raportimet në media që kinse i ka kërkuar Hamasit të largohet nga ky shtet i Gjirit Arab, nuk janë të vërteta.

“Anëtarë të byrosë politike të Hamasit e vizitojnë Turqinë kohë pas kohe. Pretendimet se byroja politike e Hamasit është zhvendosur në Turqi, nuk e reflektojnë të vërtetën”, ka thënë ky burim diplomatik.

Turqia, vend anëtar i NATO-s kritikon ashpër Izraelin për ofensivat e nisura në Rripin e Gazës dhe Liban, dhe nuk e konsideron Hamasin organizatë terroriste.

Izraeli synon shkatërrimin e Hamasit dhe e lufton atë në Gazë prej tetorit të vitit të kaluar.

Lufta është nxitur nga sulmet e Hamasit në tokën izraelite po atë tetor, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë.

Nga ofensiva izraelite në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Ndërkohë, Izraeli ka nisur ofensivë edhe në jug të Libanit, me qëllim të shkatërrimit të kapaciteteve ushtarake të Hezbollahut, grup që, sikurse Hamasi, gëzon përkrahjen e Iranit, armikut të Izraelit.

Disa përpjekje për t’i dhënë luftës tashmë kanë dështuar dhe me raste janë rritur shqetësimet për mundësinë e përshkallëzimit të konfliktit në gjithë Lindjen e Mesme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

24 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago