Ka ardhur reagimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti pasi Thesari Amerikan sanksionoi drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, Aleksandar Vulin.
Në një postim në Twitter, Kurti shprehet se futja e Vulin në listën e sanksioneve amerikane për akuza që kanë të bëjnë me marrëveshje korruptive që lehtësojnë aktivitete keqdashëse në Serbi dhe në rajon, vërtetojnë se kërcënimi i paqes dhe sigurisë në rajon vijnë nga nivele të larta të shtetit serb.
Thesari Amerikan sanksionoi Aleksandar Vulin, drejtues i Agjencisë së Inteligjencës së Serbisë dhe ish-ministër i Punëve të Brendshme dhe Mbrojtjes, për “marrëveshjet korruptive që lehtësojnë aktivitetet malinje ruse në Serbi dhe rajon”, duke dëshmuar kërcënimin e paraqitur për paqen dhe sigurinë në nivelet e larta të shtetit serb.
Albin Kurti, Twitter
Sipas Departamentit të Thesarit, Vulin është përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.