KRYESORE

Shefi i policisë kriminale spanjolle: Shqiptarët janë sekserët e kanabisit në Europë

Shqiptarët janë sekserët e kanabisit në Europë, tha shefi i Divizionit të Hetimeve Kriminale të Skuadrës së Lëvizshme të Policisë Spanjolle, Ramón Chacón, gjatë një konference për mediat ku dha detaje për megaoperacionin kundër trafikimit të kanabisit në Spanjë, ku ishin të përfshirë edhe një numër i madh shqiptarësh.

“Operacioni zgjati 1 vit dhe është operacioni më i madh kundër mafies shqiptare. Është e rëndësishme sepse, normalisht kemi shumë plantacione kanabisi. Ne jemi eksportues në Europë, kërkesa nga Gjermania është në rritje. Shqiptarët që vijnë këtu janë sekserët e marijuanës, sepse kontaktojnë mafien spanjolle që merret me ngritjen e shtëpive të barit dhe më pas gjejnë blerësit. Prandaj është e rëndësishme që të bashkëpunojmë me policinë shqiptare”, tha Chacón.

Gjermani dhe prej andej në vende të tjera të Europës.  Ne jemi eksportuesit numër 1 të marijuanës, nuk është krenari. Por problemi është se importojmë krim të organizuar dhe eksportojmë marijuanë. Vijnë te ne anëtarë të krimit të organizuar nga Shqipëria, Suedia, Gjermania, Belgjika, Britania. Të gjithë këta janë shumë të dhunshëm dhe konfliktohen me njëri-tjetrin për marijuanën. Kjo ka bërë që të rritet edhe kërkesa për armë, çka ka sjellë një rënie të çmimit të tyre në tregun e zi. Kjo rrit edhe vrasjet”.

Policia shqiptare dhe ajo spanjolle kanë realizuar një operacion të përbashkët kundër trafikimit të lëndëve narkotike, ku janë arrestuar 107 persona, pjesë më e madhe të cilëve shqiptarë, të dyshuar të përfshirë në krimin e organizuar në fushën e drogës.

Gjatë këtij megaoperacioni u kryen kontrolle në 51 ambiente, nga të cilat 23 plantacione/shtëpi bari, u asgjësuan rreth 25.000 bimë narkotike kanabis, u sekuestruan 938 kg boçe kanabisi, një detonator, dy armë zjarri, tri mjete luksoze, një bllokues valësh, 68.760 euro etj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

9 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

9 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

16 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

17 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

17 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

22 orë ago