Shqiptarët janë sekserët e kanabisit në Europë, tha shefi i Divizionit të Hetimeve Kriminale të Skuadrës së Lëvizshme të Policisë Spanjolle, Ramón Chacón, gjatë një konference për mediat ku dha detaje për megaoperacionin kundër trafikimit të kanabisit në Spanjë, ku ishin të përfshirë edhe një numër i madh shqiptarësh.
“Operacioni zgjati 1 vit dhe është operacioni më i madh kundër mafies shqiptare. Është e rëndësishme sepse, normalisht kemi shumë plantacione kanabisi. Ne jemi eksportues në Europë, kërkesa nga Gjermania është në rritje. Shqiptarët që vijnë këtu janë sekserët e marijuanës, sepse kontaktojnë mafien spanjolle që merret me ngritjen e shtëpive të barit dhe më pas gjejnë blerësit. Prandaj është e rëndësishme që të bashkëpunojmë me policinë shqiptare”, tha Chacón.
Gjermani dhe prej andej në vende të tjera të Europës. Ne jemi eksportuesit numër 1 të marijuanës, nuk është krenari. Por problemi është se importojmë krim të organizuar dhe eksportojmë marijuanë. Vijnë te ne anëtarë të krimit të organizuar nga Shqipëria, Suedia, Gjermania, Belgjika, Britania. Të gjithë këta janë shumë të dhunshëm dhe konfliktohen me njëri-tjetrin për marijuanën. Kjo ka bërë që të rritet edhe kërkesa për armë, çka ka sjellë një rënie të çmimit të tyre në tregun e zi. Kjo rrit edhe vrasjet”.
Policia shqiptare dhe ajo spanjolle kanë realizuar një operacion të përbashkët kundër trafikimit të lëndëve narkotike, ku janë arrestuar 107 persona, pjesë më e madhe të cilëve shqiptarë, të dyshuar të përfshirë në krimin e organizuar në fushën e drogës.
Gjatë këtij megaoperacioni u kryen kontrolle në 51 ambiente, nga të cilat 23 plantacione/shtëpi bari, u asgjësuan rreth 25.000 bimë narkotike kanabis, u sekuestruan 938 kg boçe kanabisi, një detonator, dy armë zjarri, tri mjete luksoze, një bllokues valësh, 68.760 euro etj.