Ka katër ditë që reperi Buta ka lansuar projektin e tij më të ri të titulluar “Edi Rama”.
Këngë kjo me një tekst mjaft eksplicit, ku droga është tema kryesore.
Por, krahas Edi Ramës të cilin ai e lidh me drogën, reperi Buta nuk lë pa përmendur edhe hoxhën Shefqet Krasniqi, të cilin e përqesh për veshjen e tij.
“Kur t’i njehi lektë unë marrë avdes, Shefqet Krasniqi swag, pantollat e përvjelt…”, thotë teksti i kësaj kënge të reperit Buta.
Më poshtë mund ta dëgjoni në minutën 2:28.