Shërohet nga koronavirusi veterani i Luftës së Dytë Botërore, sapo mbushi 104-vjeç

Një 104-vjeçar, i cili i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore dhe Pandemisë së Gripit Spanjoll, besohet që të jetë i mbijetuari më i vjetër në moshë i koronavirusit. Bill Lapschies, i cili ka lindur në vitin 1916 në Salem, filloi të kishte si fillim simptomat tipike të koronavirusit më 5 mars.

Më pas, i moshuari u vendos menjëherë në izolim në shtëpinë e të moshuarve ku jeton aktualisht në Oregon, shkruan abcnews.al

Lapschies një nga dy të moshuarit që kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin në këtë shtëpi kujdesi më 11 mars. Tjetëri ishtë një i moshuar në të nëntëdhjetat, i cili ndërroi jetë.

Për fat të mirë, 104-vjeçari zhvilloi pati simptoma të moderuara të koronavirusit dhe sipas mjekut që e trajtoi, ai nuk pati asnjë herë probleme të rënda me frymëmarrjen. Duke mbajtur një kapele që lexonte Lufta e Dytë Botërore dhe një maskë në fytyrë, Bill festoi me 1 prill bashkë me familjen 104-vjetorin.

I pyetur sesi e kaloi virusin, i moshuari u përgjigj:

“Nuk e di. Thjesht iku. Ulu këtu jashtë dhe mund të heqësh qafe çdo gjë.”

Bill Lapschies i ka mbijetuar Gripit Spanjoll në vitin 1918, që “fshiu” nga faqja e dheut 50 deri në 100 milion persona rrethe e qark botës si dhe Luftës së Dytë Botërore.