LAJME

Turizmi në Sarandë, rezervimet e hershme janë 50% më shumë se një vit më parë

Pasi ka lënë pas një sezon mjaft të suksesshëm turistik, Saranda e cilësuar si Perla e turizmit shqiptar, ka nisur përgatitjet për sezonin e ri turistik, duke nisur nga porta e parë e pritjes së turistëve që është Porti  turistik i qytetit.

Këto muaj të parë të këtij viti janë tregues i qartë se sezoni do jetë dukshëm më I frekuentuar se ai I kaluari. Autoritetet portuale pohojnë se nga të dhënat e para rezulton se kërkesa për ankorime të mjeteve lundruese që sjellin turistët në bregdetin e Jonit është 50 % më e lartë se kërkesa e vitit të kaluar, duke shtuar dhe shtimin e linjave , sidomos me portin fqinj të Korfuzit
Këto shifra dhe kërkesa në rritje dhe të turistëve  për të shijuar e frekuentuar turizmin detar dhe atë kulturor në Sarandë do të sjellin numër të madh mjetesh lundruese dhe turistë gjë që dikton shtimin e masave për të përballuar pa probleme, vonesa e burokraci ankorimin, përpunimin e mjeteve lundruese de  kontrollin pa vonesa të pasagjerëve. Lajmi më i mirë është shtimi i punonjësve sezonale në masën 200% dhe shtimi kapaciteteve ankoruese e përpunuese më një infrastrukturë që i përgjigjet fluksit në rritje.

Saranda është cilësuar si perla e turizmit shqiptar dhe nga viti në vit ka njohur një bum të ardhjes së turistëve vendas e të huaj. Vetëm gjatë vitit të kaluar në bregdetin e saj kaluan pushimet rreth mijëra turistë, të cilët në shumicë pritet ti rikthehen Sarandës , Ksamilit, Butrintit, Syrit të kaltër e plot bukurive të tjera që ajo ofron për vizitorët.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

10 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

11 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

20 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago