LAJME

Sherr në një familje: Babë e bir kapen për fe, 49-vjeçari ia djeg rrobat të birit

Ekstremizmi fetar po shkakëton probleme në familjet shqiptare. Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Suhogerllë të Istogut, ku një person dyshohet se ka hasur në telashe me babanë e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se zënka mes tyre ka nisur për shkak të bindjeve fetare të 22-vjeçarit, e më të cilat duket se nuk është pajtuar babai i tij.

Bazuar në dëshminë e viktimës, i dyshuari ia ka djegur rrobat e tij dhe situata ka eskaluar më tej, ku 49-vjeçari dyshohet se ka hedhur benzinë në drejtim të të birit.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që 49-vjeçari të dërgohet në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

9 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

13 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

13 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

22 orë ago