KRYESORE

Shkarkohet ministri malazez që mohoi gjenocidin e Srebrenicës

Shkarkimi i tij u bë me propozimin e kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapic, të cilin propozim nga 81 deputetë sa ka parlamenti i vendit 43 votuan pro shkarkimit, kurse 27 ishin kundër. Këtë propozim e mbështeti edhe Partia Demokratike Socialiste e presidentit Milo Gjukanovic, e cila gjendet në opozitë.

Kryeministri Zdravko Krivokapic, propozoi shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Vladimir Leposaviq, për shkak të qëndrimit të tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë.

Gjatë një seance parlamentare më 26 mars të këtij viti, Leposaviq ka thënë se është i gatshëm të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid “kur një gjë e tillë të vërtetohet pa dyshime”.

Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të ashpra në opinionin e vendit dhe në atë ndërkombëtar, ndërkaq që Leposavicka sfiduar edhe legjitimitetin e Gjykatës së Hagës për ish-Jugosllavinë, e cila ka konstatuar se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.

Kryeministri Krivokapic e akuzoi Leposavicin se si ministër ka qenë i detyruar që ti përgjigjej pyetjes parlamentare rreth Srebrenicës në frymën e politikës së Qeverisë, e jo në frymën e debatit akademik.

“I kam kërkuar dorëheqjen sepse është më mirë që me një akt personal, të tregojmë përgjegjësi”, tha Krivokapic.

Megjithatë, Leposaviq nuk pranoi të ofrojë dorëheqje, pasi u mbështet edhe nga një shumicë e deputetëve proserb që ushtrojnë pushtetin në Mal të Zi. Partia pro-ruse në Mal të Zi, Fronti Demokratik, e mbështeti ministrin duke vlerësuar se “Leposaviq nuk tha asgjë që nuk është pozicioni i çdo serbi në Mal të Zi” . Ata paralajmëruanse shkarkimi i tij mund të shkaktojë rënien e Qeverisë malazeze ditëve në vijim./VOA


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

10 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

14 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

14 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

23 orë ago