LAJME

Shkodrani lë Francën dhe bizneset në Gjermani për blegtorinë, 5 pasaporta me kombësi të ndryshme brenda një familje

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte Elvis Skuqaj, shkodrani që vendosi të kthehej në Shqipëri për t’u marrë me blegtori pas 26 vitesh emigrim.

”Kam jetuar jashtë vendit tim për 26 vite, në disa shtete si Franca, Gjermania, Amerika dhe më pas vendosa të gjej pak qetësi, duke u kthyer në Shqipëri për dashurinë që kam për këtë tokë, në një kohë kur të gjithë largohen” e nis kështu bisedën në studio i riu, duke shtuar se qetësia dhe paqja që ka gjetur nga ferma e tij e vogël dhe modeste është e pafundme.

”Unë vetë kam pasaportë franceze, aktualisht kam dy djem, një me pasaportë gjermane, një me pasaportë amerikane, prindërit e mi me pasaportë italiane dhe vetëm nusen e kam me pasaportë shqiptare” tha Elvisi në studio, duke na dhënë dhe një lajm të bukur se bashkëshortja e tij pritet që së shpejti të sjellë në jetë trinjakë.

”Të gjithë habiten kur marrin vesh që në familjen time kemi 5 pasaporta të ndryshme dhe kemi vendosur që të kthehemi në Shqipëri, në një kohë kur të gjithë largohen nga ky vend” shtoi Elvisi.

Ai ka hapur një fermë shumë modeste në Shkodër, ku ka shumë keca të cilat prodhojnë qumësht dhe më pas nga ky qumësht, ai prodhon djathin më cilësor me cilësi 100 % bio. Elvisi flet dhe për një problematikë që shqetëson shumë fermerët e veriut, çmimin e lirë të qumëshit, me 70 lek të reja, ndërkohë që në jug ky qumësht shitet me 140 lek, kjo gjë që po e dëmton shumë prodhimin e nënprodukteve të qumështit si djathi apo gjalpi. Ai i bëri dhe një kërkesë për ndihmë institucioneve dhe Kryeministrit që t’a shohin me prioritet këtë gjë, në mënyrë që të zhvillohet sipërmarrja e prodhimit të nënprodukteve të qumështit në Shkodër dhe më gjerë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

7 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

8 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

18 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago