Këngëtari Luiz Ejlli i është përgjigjur ashpër komentit të aktorit Ermal Mamaqin për rolin e tij në filmin “Në kuadër të dashurisë”.
Më herët në “Më lër të flas”, Mamaqi tha se Luizi iu duk aktor shumë i mirë, madje më i mirë edhe se këngëtar.
“Mirë. Ishte aktor i mirë. M’u duk aktor më i mirë se këngëtar. Kishte shumë talent”, u përgjigj Ermali.
Ky koment duket se nuk është pritur shumë mirë nga Luizi, i cili në rastin e parë kur u pyet, nuk la pa përdorur dhe ironinë në përgjigje.
“Edhe unë mendoj që Ermali është shkrimtar më i mirë se humorist. Mbaj mend që kam qenë të Panairi i Librit dhe dikush bleu një libër, të cilin e ndoqa me sy dhe kur doli jashtë, i grisi të gjitha fletët për të shitur gështenja”, tha këngëtari në ‘Më lër të flas’.
Kujtojmë se një vit më parë, Ermal Mamaqi botoi librin e tij, “Në garë me veten”.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…