Autoritetet policore në Gjirokastër kanë shpallur në kërkim një 48-vjeçar, si autor të dyshuar të vrasjes së biznesmenit italian, Edoardo Sarchi. 44-vjeçari u gjet i vrarë mëngjesin së shtunës në zonën e Salarisë, në Tepelenë.
Sipas hetimeve, 48-vjeçari K.S., pas një konflikti për motive të dobëta me viktimën dhe shoqëruesit e tij, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe automjeteve të ndaluara, duke lënë të vdekur shtetasin italian.
Nga vendngjarja u sekuestruan automjetet e viktimës dhe shoqëruesve të tij, si dhe 2 armë gjahu. Gjatë kontrolleve në një zonë të thellë malore midis fshatrave Nivicë dhe Bolenë, policia gjeti të fshehura automjetin dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur autori, ndërsa në një çantë të hedhur në shkurre u sekuestruan dylbi me rreze infra, dylbi termike, një mbajtëse arme dhe një elektrik dore.
Kontrollet e mëtejshme në banesën e 48-vjeçarit dhe të familjarëve të tij në Mesaplik e Vlorë zbuluan rreth 2.5 milionë lekë (në lekë dhe euro), 3 armë gjahu me municion luftarak, 450 fara të dyshuara kanabisi dhe 2 kasaforta.
Policia e Gjirokastrës, në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe Departamentin e Policisë Kriminale, vijon punën intensive për kapjen e të kërkuarit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…